Lufta në Ukrainë/ Kryemadhi: Pjesën më të madhe të ushqimeve e marrim nga Serbia, merrni masa për situatën

212
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje që komisioni i Politikës së Jashtme të mblidhet dhe të mbajë një qëndrim konkret mbi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës ku deri më tani raportohet për të vdekur dhe të plagosur.

Ndër të tjera Kryemadhi solli në vëmendje rrezikun që ekziston për Shqipërinë, nëse Serbia ndalon produktet bujqësore që sjell vazhdimisht drejt kufirit. Kjo sipas saj mund të ndodhte sepse Serbia mallrat i eksportonte nga Rusia.

Kryemadhi: Ministria e Bujqësisë por jo vetëm ajo dhe komisioni emergjencave duhet të jenë të gatshëm duke pasur parasysh që furnizimi Shqipërisë pjesën më të madhe e ka nga Serbia me ushqim. Me miell, qumësht dhe shumë produkte të tjera. Dhe duke pasur parasysh që Serbia është një suportuesit kryesor të Rusisë nuk e di ku do të jemi në duke pasur parasysh shkatërrimin që i kemi bërë fermerit, bujqësisë shqiptare. Nëse do të kemi një situatë tjetër mese do të ushqehen familjet e shqiptarëve. Këtë e kisha një sugjerim nga ana ime duke pasur parasysh që në momente të caktuara gjithmonë ngelemi në sekondat e fundit siç ndodhi dhe në rastin e krizës Kosovë kur nuk kishim as dyshekë.