Mirë Shqipëria që po shkon për dreq, por këta vampirë duan dhe dekorata. Propozimin për dhënien me qira të Sazanit e paska dhënë Berisha i pari. Dhe për këtë kërkon vlerësim nga Amerika. D.m.th ka ardhur koha që të dekorohesh e nderohesh kur e shet Atdheun. Boll hëngrët more edepsezët e Shqipërisë. Këta flasin për shitjen e Shqipërisë sikur janë zotër të saj, pa pyetur për kushtetutë, ligje e popull shqiptar. Të paktën të bënin një memorandum për Sazanin. Zvërnecin, Portin e Durrësit, kampin Ashraf 2 në Manez, nja 80 ha në Pashaliman, kampin në Shëngjin etj etj. Flasim për vende strategjike që cënojnë Sigurinë Kombëtare. Nuk është çudi që nesër me propozim shqiptar, dmth të Edi Ramës, pronarit të Shqipërisë të miratohet në Izrael një çvendosje e njerëzve nja 200.000 nga Rripi i Gazës në bregdetin shqiptar. Lehtësia me të cilën bëhen këto veprime është e padëgjuar. Nuk ua ka lënë trashëgim as nëna e as babai Shqipërinë more pisa kryeministra e deputetë, që mendoni veç për mirëqenie e pushtet, duke shitur jo vetëm Shqipërinë, por edhe shpirtin.



















