Gazetari i “NY Times”: Kur e kam intervistuar Ballist Morinën, e kërcënonin çdo moment

517
Gazetari i “New York Times” James Montague, i cili intervistoi Ballist Morinën disa ditë më parë arrestimit, ndodhet në qytetin e Elbasanit ditën e sotme, për të ndjekur nga aty ndeshjen Shqipëri-Serbi. Në një intervistë, ai ka rrëfyer përshtypjet e tij për takimin me Ismail Morinën, si dhe ka shprehur mendimet e tij për masat e sigurisë.
Duke u ndalur tek takimi me Ballist Morinën, gazetari i “New York Times” tha se ai iu duke një djalë karizmatik, miqësor dhe i sinqertë. Montague tha se fakti që Morina kërcënohej në rrjetet sociale nga persona të ndryshëm, e ka detyruar atë që të mbante një armë me vete.
Cila është përshtypja juaj për atmosferën në Elbasan?
Njerëzit janë mjaft miqësore. Atmosfera është mjaft e gjallë. Ka një prani të lartë të policisë.
Ismail Morina është personi që akuzohet se ka ngritur flamurin në Beograd.
Ju jeni takuar me të disa ditë më parë, cili është impresioni juaj për të dhe atë që ai bëri në Beograd?
Serbët do të ndihen të lumtur që ka një siguri kaq të latë në Elbasan gjatë ditës së sotme. Në fakt rreth flamurit të ngritur në Beograd janë shkuar mjaft artikuj, Unë e kam intervistuar Ismail Morinën madje kam edhe me të. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm. Është karizmatik, miqësor i sinqertë, flet hapur dhe është i besueshëm. Në fakt kur unë e kam takuar atë ka patur mjaft persona që e kanë kërcënuar atë nëpërmjet rrjeteve sociale, e kanë kërcënuar me foto të ndryshme. Mund të them se ai është gjithë kohën nën presion.
Sigal