Mesazhi kërcënues i ultrasit serb për flamur në sheshet kryesore

466
Në rrjetet sociale po qarkullon një mesazh, nga një tifoz ultras serb, i cili ka vënë në alarm agjentët e antiterrorizmit dhe Policinë e Shtetit. “Gjatë momentit që do të luhet himni shqiptar, kur të nis ndeshja në Elbasan duhet që në sheshet e qyteteve Durrës, Shkodër, Lezhë, Krujë e Vlorë të ngrihen flamujt me simbolet serbe”, ka qenë ky mesazhi që është shpërndarë më pas nga të gjithë tifozët shqiptarë. Ky mesazh dyshohet se është dërguar nga ultrasi serb i cili jeton në Londër dhe ka komunikuar me kontaktet e tij në Beograd dhe Tiranë.
Sigal