Gazetari Hoxha, ironi me aksionin e Anti KÇK : Kontrolloni edhe mushkat

523
Sigal

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar me aksionin e policisë kundër pasurive të krimit. Hoxha ka publikuar disa foto të mushkave që përdoren nga trafikantet për të transportuar hashash. Ai shprehet se pasi policia u sekuestron makinat, trafikantët do përdorin mushkat për drogën, por këto të fundit janë të pa regjistruara.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

“Me iniciativë dhe vetëveprim…

OFL ska lenë rrugë rrugë kombëtare dhe rurale pa ngritur postbllok për të sekuestruar mjetet e blinduara të krimit, “cunat” nxjerrin nga hauri dhe i fusin në veprim, mushkat😂😂😂🤣.

Po tani si i bëhet?!

Pse budalla ishte Enveri që i matrikullonte dhe mushkat edhe gomerët?!!!!

Pas ’90-ës askush nuk është kujtuar ti matrikullojë kafshët e punës, hajde e zbuloje tani cilit grup kriminal i përket mushka dhe si do ta deklaroje në formularin e Anti-KCK….

Hajde e përballoje pazarin e mushkave, do shkojë një mushke Leskoviku më shumë se një Mercedes G blindato….”.