Gazeta Telegraf/ Reagim-Ja përgjigja ligjore mbi të vërtetën e koncesionit të Rrugës së Kombit

581
Sigal

Përfaqësuesit ligjorë të Bashkimit të Përkohshëm të
Shoqërive (JV) “CATALYST Viva Das General Constructing LLC”,
“SALILLARI” LTD, “BEE TECH”, “VIOLAP ATEVE”,
“KASTRATI” sha

 “Me cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive
(JV) “CATALYST Viva Das General Constructing LLC”,
“SALILLARI” LTD, “BEE TECH”, “VIOLAP ATEVE”,
“KASTRATI” sha
(më poshtë
referohet si “fituesi“)
, duke njohur dhe respektuar misionin e rëndësishëm
dhe duke njohur të drejtat e detyrimet ligjore të medias, ju bëjmë me dije se në
adresë n tonë janë shpërndarë lajme që përmbajnë të dhëna të pavërteta të cilat
keqinformojnë dhe dëmtojnë rëndë imazhin e fituesit në raport me publikun dhe kontraktorët
me të cilët është në fazë negocimi për kontratën që do të lidhet me Ministrinë
e Transportit dhe Infrastrukturës.

 

Së pari, lajmi juaj nuk përmban asnjë të dhënë apo të fshehtë të
pazbuluar më parë që të përbëjë “zbardhje skandali”, por përmban disa të dhëna
publike lehtësisht të verifikueshme nga çdo qytetar në faqet zyrtare të
institucioneve përkatëse si dhe opinionin e përfaqësuesit ligjor të operatorit
të skualifikuar në një procedurë tenderimi.

Se dyti, Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive (JV) “CATALYST
Viva Das General Constructing LLC”, “SALILLARI” LTD, “BEE
TECH”, “VIOLAP ATEVE”, “KASTRATI” sha, është shpallur
fitues me Vendimin nr. 664/2016 date 26.08.2016 nga Komisioni i Prokurimit Publik
pas ankimit të bërë ndaj Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë
Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Ajo çka quhet ‘rrjedhje e
ujërash“ në lajmin tuaj, në të vërtetë përbën ushtrimin e të drejtave ligjore
të një operatori pjesëmarrës në një procedurë të tillë, të cilat parashikohen
në ligje dhe akte nënligjore si:

– Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për
prokurimin publik
” i ndryshuar

-VKM 634 datë 01.10.2014 ”Për
miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/ PPP të punëve
publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin
e rrugëve nacionale

-Ligji nr. 125/2013 datë25.04.2013 “Për
koncesionet dhe partneritetin publik privat
” etj..

Komisioni i Prokurimit Publik funksionon sipas një rregullore të miratuar
për organizimin dhe funksionimin e tij që prej vitit 2010 dhe ndryshe nga sa
pretendohet, nuk është krijuar posaçërisht për të shqyrtuar ankesën e fituesit.
Objekti i veprimtarisë së këtij institucioni është shqyrtimi i ankesave mbi
procedurat e prokurimeve dhe vendimmarrja lidhur me këto ankesa pas analizës së
pretendimeve të palëve në raport me legjislacionin dhe procedurat përkatëse. Në
lajmin e publikuar nga ju argumentohen dyshimet lidhur me Vendimin e KPP duke u
bazuar në raportin e International Finance Corporation. Nëse ekzistojnë dyshime
si ato që pretendohen në këtë lajm, dyshuesit duhet t’ju drejtohen
institucioneve të posaçme dhe jo të shfrytëzojnë një hapësire mediatike duke
aluduar. Gjithashtu, ju informojmë se roli i IFC është këshillues dhe jo
detyrues. Nuk ekziston asnjë ligj në Republikën e Shqipërisë që të detyrojë një
institucion i cili ushtron detyrën e tij sipas legjislacionit të posaçëm, që të
zbatojë rekomandimet e dhëna. Sigurisht, rekomandimet merren parasysh gjatë
analizës së fakteve dhe provave, por janë pikërisht të dhënat financiare dhe
teknike të ofertuesve të cilat nuk analizohen në lajmin tuaj, ato që përbëjnë
në thelb bazueshmërinë e argumenteve në vendimmarrjen e KPP. Rrjedhimisht,
fakti se vendimi i KPP është i ndryshëm nga ai i Ministrisë së Transportit dhe
Infrastrukturës nuk mund të përbëjë “habi të madhe“, pasi kjo është as më shumë
e as me pak e drejtë funksionale dhe ligjore e Komisionit të Prokurimit Publik.

 

Së treti, pretendimi se kërkesa e fituesit e datës 01 Gusht 2016
është jashtë afatit bazuar në datën 22 Korrik 2016 të vendimit të Komisionit të
Vlerësimit të Ofertave është i pabazuar dhe keqinformues për ju si media dhe
publikun e gjerë.

Ju informojmë se neni 32 i Vendimit nr. 634 date 01.10.2014, të cilin
referon përfaqësuesi i JV Vendeka, përcakton qartë në piken 4 të tij “Një ofertues ka të drejtën të ankimojë në
Komisionin e Prokurimit Publik brenda 5 ditëve kalendarike nga data e
publikimit të ofertuesit fitues dhe të renditjes së ofertuesve nga autoriteti
kontraktues
“.

Mënyra konkrete e publikimit përsa më sipër përcaktohet në nenin 31 pika 2
e këtij vendimi “Komisioni i Vlerësimit
të Ofertave do të publikojë në faqen e vet të internetit emrin e ofertuesit
fitues, renditjen e ofertuesve dhe raportin e vlerësimit
“.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, akoma
edhe sot nuk ka asnjë publikim sipas formës ligjore të sipërcituar. Në këto
kushte, nuk mund të pretendohet se afati i të drejtës së ankimit ka kaluar.
Fituesi, pas kërkesës së tij drejtuar MTI, ka marrë dijeni zyrtarisht vetëm
nëpërmjet shkresës nr. 3820/3 prot në datën 01.08.2016. Por edhe nëse do të
marrim për bazë datën 22 Korrik 2016, referuar nenit 56 të ligjit 44/2015 “Kodi
i Procedurës Administrative“ i cili përcakton mënyrën e llogaritjes së afateve
duke përjashtuar ditën e ndodhjes së ngjarjes, festat zyrtare si dhe ditët
pushim, ankesa e fituesit është paraqitur brenda afatit të përcaktuar 5 ditor. Çdo qëndrim i ndryshëm nga sa më sipër,
përbën në rastin më të mirë padijeni të ligjit dhe në rastin më të keq
keqdashje dhe shkelje e legjislacionit për informimin e publikut duke
pretenduar dhe publikuar të dhëna të shtrembëruara.

 

Së katërti, ju bëjmë me dije se pranë Gjykatës Administrative të
Shkallës së Parë Tiranë, nga JV Vendeka rezulton të jenë depozituar 3 kërkesë padi me të njëjtin objekt.
Vendimi nr. 238/1/a datë 24.12.2008 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë “Për procedurat e ndarjes me short të çështjeve
gjyqësore
” parashikon se “
rastet kur çështja ka objekt të njëjtë dhe është hedhur një herë në short, përjashtohet nga shorti dhe i kalon
automatikisht të njëjtit gjyqtar
“. Në rastin konkret çështjet nuk i
kanë kaluar të njëjtit por është caktuar më shumë se një gjyqtar. Depozitimi i
3 kërkesë padive dhe moszbatimi i vendimit të sipërcituar, përbëjnë veprime të
cilat krijojnë dyshime serioze për përpjekjen e përzgjedhjes së gjyqtarit që do
të gjykojë këtë çështje.

Së fundi, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se pas ndjekjes së
procedurave administrative, tashmë pritet të lidhet kontrata mes Ministrisë së
Transportit dhe Infrastrukturës dhe fituesit për të nisur punën për ndërtimin,
përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e këtij aksi të rëndësishëm rrugor
dhe me interes të lartë publik.

Përsa më sipër u njoftuat, në referim të misionit tuaj për informimin e
saktë dhe transparent të publikut dhe legjislacionit mbi bazën e të cilit
ushtroni veprimtarinë tuaj, me qëllim shmangien e dëmeve që mund t’i vijnë
fituesit në imazhin e tij.

 

Bashkimi i Përkohshëm i shoqërive JV “CATALYST Viva
Das General Constructing LLC”, “SALILLARI” LTD, “BEE
TECH”, “VIOLAP ATEVE”, “KASTRATI” sha

 

përfaqësuar me prokure nga

H&A LAW FIRM

Av. IDAJET ÇELAJ