Gazeta Telegraf/ Kërcënimi-Llalla, asnjë regim. Deputetët kërkojnë seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë

430
Sigal

Dy deputetë të PS-së, Xhemal Qefalia dhe Arben Çuko kërkojnë seancë dëgjimore në komisionin e sigurisë me kryeprokurorin Adriatik Llalla në lidhje me kërcënimet ndaj këtij të fundit

Dy deputetët kërkojnë që të thirret dhe kreu i policisë së Shtetit Haki Çako dhe kreu i SHISH Visho Ajazi.

Dje Llalla u shfaq në Korçë ndërkohë burime në prokurori bënë me dije se nga verifikimi i numrit të kërcënuesit, të dhënat e poseduesit të kësaj karte telefoni figurojnë fiktive dhe se konfirmohet se ajo është blerë në tregun e zi.

Të njëjtat burime shtuan se në mesazh, kërcënuesi i ka përmendur Kryeprokurorit familjen dhe fëmijët. Për këtë arsye, ai ka njoftuar presidentin, kreun e SHISH-it, komandantin e Gardës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit.

Në vijim të masave për të evituar çdo rrezik, familja e kreut të organit të akuzës, është vendosur në një vend të BE.

Kjo ngjarje që po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndodhur në muajin qershor, dhe u be publike pak ditë më parë.