Pas videoskandalit të publikuar nga mediet, ku shihet një efektiv i policisë teksa kryen veprime të turpshme në celular ndaj një minoreneje, ka patur shumë reagime.
Gazetari i njohur Klodian Tomorri, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje deklaratën e parë të bërë nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me të marrë detyrën, i cili shprehej: “Nëse shihni një polic të dehur, ai polic jam unë. Nëse shihni një polic që sillet keq me qytetarin, ai polic jam unë”.
Për këtë ai ngre pyetjen: “Por kur shohim nje shef policie me k*r ne dore, kush eshte o Llesh?
Po kur shohim nje komisariat te tere qe jo vetem nuk merr denoncimin e nje te miture ne agresion seksual nga polici yt, por edhe i kercenon familjen, kush eshte o Llesh?”
Në përmbyllje të reagimit ai i bën thirrje ministrit të japë dorëheqje pas këtij skandali dhe deklaratës së tij të parë.
Postimi i plotë
Kur u emerua ne detyre, ministri i brendshem tha: Nese shihni nje polic te dehur, ai polic jam une. Nese shihni nje polic qe sillet keq me qytetarin, ai polic jam une.
Por kur shohim nje shef policie me k*r ne dore, kush eshte o Llesh?
Po kur shohim nje komisariat te tere qe jo vetem nuk merr denoncimin e nje te miture ne agresion seksual nga polici yt, por edhe i kercenon familjen, kush eshte o Llesh?
Behu burre tani. Shko jep doreheqjen se nuk ke me nder ne ate detyre. Nuk te le me vegla e shefit tend te policise ta ngresh koken ne ate detyre.