Shembja e Teatrit Kombëtar, Braimllari: Rama kërkon të tërheqë vëmendjen nga kriza ekonomike

381
Sigal

Për ish deputetin e LSI-së Endrit Braimllari, çështja e teatrit kombëtar është serioze.

Gjatë një interviste për Ora News, ai tha se qeveria kërkon me anë të një ligji antikushtetues vazhdojë të shtyjë më tej hajdutërinë e saj.

Endrit Braimllari: ”Çështja e teatrit është kthyer në një çështje serioze dhe kryesore në vend në këto momente por edhe kohë më parë. Për shkak edhe të rëndësisë që ka, sepse ka të bëjë me atë ç’ka ne na përfaqëson. Mbi të gjitha është serioze, sepse qeveria me anë të një ligji antikushtetues kërkon të vazhdojë të shtyjë më tej hajdutërinë e saj. Ajo ç’ka sot është paradoks dhe drejpërdrejt me qeverinë e Ramës, ka të bëjë me faktin se në këtë kohë pandmie, edhe në këtë kohë krize të madhe që po kalon vendi, Edi Rama e gjen kohën për të vjedhur në kurriz dhe dëm të shqiptarëve. ”

Sipas tij, kryeministri Rama kërkon që prej shembjes së teatrit, të tërheqë vëmendjen nga kriza ekonomike.

Endrit Braimllari: ‘Sot qytetarët janë në kushte ekstreme të ekzistencës së tyre, kanë mungesë të theksuar të ekonomisë, për shkak të keqqeverisjes, të rthelluar edhe më tej për shkak të pandemie. Masat e marra nga qeveria nuk kanë zbutur atë problem të fortë ekonomik por e ka thelluar më tej. Zënë në këtë situatë, Edi Rama kërkon që të tërheqë vëmendjen nga ky problem madhor që po kalojnë qytetarët dhe e çon te shembja te teatrit, që në të vërtetë nuk është asgjë tjetër një vjedhje e hapur, thellon më tej korrupsionin e Edi Ramës dhe hajdutërinë e tij.”