Gazeta Telegraf/Megaskandali i AKU:Batërdia e produkteve ushqimore

623
Sigal

Gazeta Telegraf/ 


Përparim HALILI


100% e ushqimeve të importit me
etiketa në gjuhë të huaja, 90% me etiketa fallco, 70% rifuxhio pa etiketa

Investigimin tonë lidhur me ushqimet e
pasigurta, të skaduar dhe pa vlera ushqyese që futen në tregun shqiptar nga
importi dhe nga prodhimi vendas e prej andej, që përfundojnë në stomakun e
shqiptarëve si “llum” shkatërrues të shëndetit e të jetës së konsumatorit, po e
vazhdojmë me një problem që në dukje është “copë letër” e ngjitur, apo e stamposur
mbi ambalazhin e produkteve ushqimore, por që në fakt përcakton vlerat
ushqyese, datën e prodhimit dhe skadencës, mënyrën e përdorimit, kushtet e
ruajtjes dhe garancinë e produktit! E kemi fjalën për etiketat. Çfarë ndodh
realisht me to në prodhimin dhe tregun shqiptar? A përmbajnë etiketat, treguesit
real të standardeve të produktit që emërtojnë? A lejohen produktet ushqimore, të
futen nga importi me etiketa në gjuhë të huaja? A duhen shoqëruar këto mallra në
PIK (dogana) me etiketa në gjuhën shqipe, si detyrë për zbatim prej kompanive
importuese dhe si detyrim ligjor kontrollues e diktues, prej inspektorëve të AKU?
A zbatohet ky ligj? Në sa lloj gjuhësh të huaja janë ushqimet e ambalazhuara në
tregun shqiptar? Po prodhimet vendase, a i kanë etiketat me të dhëna reale të
treguesve të produktit si përmbajtje, vlera ushqyese, cilësi, datë prodhimi e
skadence, jetëgjatësi, përbërës, kushte ruajtjeje, mënyra përdorimi etj? A e di
AKU, që në treg ka prodhime ushqimore ilegale, që shiten me etiketa të kopjuara
prodhime vendi e importi? Këtyre pyetjeve, brenda të cilave qëndron falsiteti
me sigurinë dhe cilësinë e produkteve ushqimore vendase e të importit, ua di më
mirë përgjigjen “ushtria” e drejtuesve, shefave, krye-inspektorëve, inspektorëve
dhe laborantëve të AKU, të cilët vazhdojnë të zbulojnë, por të lejojnë dhe të
mbrojnë krimin ushqimor, duke e certifikuar edhe me etiketat false që miratojnë.
Ka një skandal: etiketat e ushqimeve të importit, mirë që nuk zëvendësohen në
gjuhën shqipe sipas ligjit e pastaj të hidhen në treg, por as nuk përkthehen
formalisht as në PIK (dogana) e as në distribucione të shumicës! Ligjërisht,
etiketa duhet të jetë në gjuhën shqipe, me të dhënat të sakta identifikuese të
llojit të produktit në cilësi, sasi, vlera ushqyese, risk rreziku prej
kritereve dhe kohës së përdorimit. Këto etiketa, pra këto të dhëna të produktit
ushqimor, i miraton dhe verifikon paraprakisht AKU, brenda të cilës ka një
sektor të posaçëm të “aprovimit të etiketave”, por që faktikisht është
“kukull”, për shkak se është kthyer në monopol të një “çete agallarësh e Mon
Kukaleshë” që kanë zaptuar kolltukët e AKU në qendër. sa për kujtesë, etiketat
me emrin, markën dhe të dhënat e produktit hartohen e “vizatohen” nga subjektet
prodhuese, por miratohen nga sektori përkatës në kupolën e AKU, i cili për të
thënë të vërtetën ka qenë dhe është një sektor me shumë probleme emërime-ç’emërime
për shkak të korrupsionit me to, duke i përdorur si presion ryshfetesh ndaj
bizneseve, ndaj dhe u krijua si sektor monopol i futur në “thonjtë” e kupolës (ç)drejtuese
të AKU. Ndaj dhe në Shqipëri, etiketat trajtohen si një “copë letër”, si një
kornizë të dhënash që stampohen, printohen e miratohen formalisht me “1 kafe”
tek shefat në qendër të AKU, sa për të qenë “në rregull me ligjin”. E theksojmë
skandalin që etiketat miratohen vetëm në kupolën e AKU, mbasi ligjërisht, ato
duhet të miratohen nga drejtoritë e AKU në qarqe! Sipas disa bizneseve private,
konfirmohet se ata i kanë miratuar etiketat e produkteve të tyre prodhim vendi
dhe të produkteve të importuara e të ambalazhuara në Shqipëri, duke paguar
ryshfet tek shefat e AKU në Tiranë dhe tek sekserët e tyre! Ata që nuk kanë paguar,
ose janë vonuar edhe 8 muaj e 1 vit për të miratuara etiketën, ose janë
detyruara të përsëritin etiketën, ose nuk u janë miratuar fare etiketat e për rrjedhojë
tregu i produkteve! Sipas burimeve brenda kupolës së AKU në qendër, në Tiranë e
në disa qarqe, deklarohet se në 80% të produkteve prodhim e ambalazhim vendi, etiketat
janë fiktive, janë copëra letrash të miratuara me “gjoba e bakshishe”! Ka plotë
fakte të tillë, siç ka edhe fakte mbi fiktivitetin dhe monopolin e përgatitjes
së “
HACCP” (siguria e produktit) e cila vetë-deklarohet nga subjektet e tregut
ushqimor, por miratohet vetëm nga një “dorë” e cila, sipas një monopoli të
sajuar për të zhvatur miliona me “rregullore dajak”, subjektet detyrohen të
marrin vulën dhe firmën miratuese vetëm atje ku i adresojnë “shefat”, në rast
të kundërt nuk u pranohet si i ligjshëm ky “dokument” e nëse nuk u miratohet, u
shkohet për kontroll dhe vepron presioni, gjoba, bllokimi i biznesit. Dhe sa për
dijeni, “dora” që ka monopolin e miratimit të këtij dokumenti vetëm duke vendosur
vulë e firmë private është një “eksperte teknologe” që ka një familjar të saj, zyrtar
në kupolën e AKU qendrore, fakt për të cilin do të flasim me denoncime konkrete
subjektesh, në numrin tjetër të gazetës “Telegraf”.
Sipas praktikës që ka instaluar kupola
drejtues e AKU, etiketat bëhen me vetë-deklarim nga subjekti privat, pastaj miratohen
në zyrat e AKU qendrore si “copa letre”, si të dhëna e konfiguracion.

 

Ja ligji për etiketat e produktit
ushqimor

 

Etiketa e një produkti ushqimor
duhet të përmbajë të dhënat vetëm në gjuhën shqipe

Të ketë emrin me të cilin shitet
produkti

Të ketë listën e përbërësve

Të ketë sasinë e përbërësve të
veçantë, ose kategorive të përbërësve;

Të ketë deklarimin e sasisë neto;

Të ketë datën e jetëgjatësisë
minimale, ose, në rastin e ushqimeve të cilat, nga pikëpamja mikrobiologjike,
paraqesin rrezik duhet të deklarohet “ data e përdorimit…’;

Të ketë Çdo kusht i veçantë i
ruajtjes, ose kushtet e përdorimit;

Të ketë emrin apo emërtimin e
biznesit dhe adresën e prodhuesit apo ambalazhuesit, ose e tregtuesit. (Edhe
kur prodhohet për të tretët deklarohet adresa e prodhuesit, ambalazhuesit, tregtuesit
dhe eksportuesit)

Të ketë detaje të vendit të
origjinës, ose prejardhjes për produktet ushqimore të importit (mosdhënia e
këtyre veçantive mund të ngatërrojë konsumatorin për një produkt tjetër dhe për
origjinën e vërtetë, ose prejardhjen e produktit ushqimor);