Raundi dytë i pranimit në universitete, MAS vë në dispozicion sistemin “Portali i klasifikimit”

419
Sigal

 Gazeta Telegraf/


Për të gjithë ata maturantë që do të
vijojnë aplikimet në universitete në raundin e dytë, tashmë ministria e Arsimit
vë në dispozicion sistemin online “Portali i klasifikimit”. Ky sistem u
prezantua nga ministrja Nikolla në një takim me rektorë dhe maturantë. Nikolla
tha se, “Raundi i dytë i aplikimeve fillon në 23 shtator, por fillon në një
situatë të re, që e ka krijuar përmbyllja e raundit të parë të regjistrimeve.
Ndryshe nga sistemi i mëparshëm që vendoste kompjuterin pa i dhënë mundësinë
askujt të mësonte nga ky proces për zgjedhjet që kishte bërë dhe aq më pak të
ndërronte preferencë, tashmë sistemi ofron një transparencë më të madhe, por
edhe mundësinë për të ndryshuar preferencë. Maturantë, keni të gjitha mundësitë
që të rivlerësoni zgjedhjen tuaj, falë transparencës së raundit të parë dhe të
mundësoni që merita dhe preference të jenë fituese”. “Për ju që do të vijoni
garën për kuotat e lira në universitete publike, ministria e Arsimit vë në
dispozicion sistemin online “Portali i klasifikimit”. Portali do të jetë i
disponueshëm edhe nga telefoni. Ju do të logoheni me ID e maturantit, do të
konsultoni rezultatet e arritura në raundin e parë dhe nëpërmjet këtij
informacioni do të keni më shumë mundësi për të përllogaritur mundësitë
zgjedhjet për degët ku mund të aplikoni përpara se të nisni aplikimin e raundi
të dytë. Në përfundim të raundit të dytë po nëpërmjet portalit do të merrni në
kohë reale rezultatin e renditjes sipas preferencave të përzgjedhura në raundin
e dytë. Procesi i lëvizjes së kuqe do të sinkronizohet në rang kombëtar
nëpërmjet sistemit online pas çdo regjistrimi që ju do të kryeni pranë
sekretarive në universitet. Ky sistem do të shkurtojë të gjithë periudhën e regjistrimit
të këtij raundi dhe do të japë mundësinë e shfrytëzimit të çdo kuote të lirë
sipas preferencave të shprehura nëpërmjet një bashkërendimi në rang kombëtar të
procesit të lëvizjes së vijës së kuqe për çdo programi studimi”, tha Nikolla.