Oerd Bylykbashi: Qeveria kërkon të marrë nën kontroll drejtësinë

522
Sigal

Gazeta Telegraf/

  
 Ligji i Vetingut ankimohet në Gjykatën Kushtetuese nga PD 


Partia Demokratike vendosi ta ankimojë ligjin e Vetingut në Gjykatën
Kushtetuese. Opozita e sheh këtë institucion si mundësinë e fundit për të
rrëzuar një ligj, që sipas Partisë Demokratike i jep qeverisë kontrollin
politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe
prokurorëve. Megjithëse opozita thotë se shkeljet kushtetuese janë flagrante,
Oerd Bylykbashi nuk e sheh si një çështje të thjeshtë, sepse i druhet
ndërhyrjes së qeverisë tek anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Një arsye, sipas
tij, përse Komisioni i Venecias është një zgjidhje për Gjykatën Kushtetuese. Ligji
i Vetingut është një ligj që ka probleme thelbësore me Kushtetutën.” Sigurisht
që ne kemi studiuar të gjitha aspektet, me të cilat ky ligj mund të përballet
në Gjykatën Kushtetuese. Jemi të mendimit që nuk e kalon testin e
kushtetutshmërisë. Ajo që është më e pritshmja, është që kryeministri Rama, i
cili ka futur në darën e Vetingut edhe Gjykatën Kushtetuese, do të ushtrojë
presionin maksimal, që edhe Kushtetuesja në çdo rast të jetë nën presion të
jashtëzakonshëm, në mënyrë që të mos e kthejë ligjin e Vettingut. Ashtu siç
është ai ligj, është një instrument i ndryshëm nga ajo që kemi rënë dakord në
Kushtetutë dhe qëllimin e ka vetëm që të kapë Gjyqësorin. Sigurisht që ligjin e
Vetingut nuk e ka parë as Komisioni i Venecias, këtë version që është miratuar
dhe, siç ka bërë edhe në të shkuarën, Gjykata Kushtetuese mund të kërkojë edhe
opinion të Komisionit të Venecias. Ka disa raste, më i fundit është ligji i
pronave, kur është kërkuar opinion prej komisionit në lidhje me ligjin. Procesi
është kompleks përpara. Më e rëndësishmja është që, nëse mbetet kështu, ligji i
Vetingut do të jetë një proces i degjeneruar dhe një kapje politike”, deklaroi
Oerd Bylykbashi.