“Problem kemi personat që hyjnë në Shqipëri”, Mjeku Erion Dasho: 2 milion shqiptarë e kanë kaluar covid

193
Sigal

Mjeku epidemiolog Erion Dasho i ftuar ditën e sotme në një lidhje skype në një emision televiziv, tha se Hyrja në Shqipëri pa tampon vendim i gabuar, shqiptarët kanë arritur imunitetin e grupit. Dhe pak ditë ne nuk do të kemi më Covid. Problem kemi personat që hynë në Shqipëri.

Ai shtoi më tej duke pohuar se, në Shqipëri nuk duhet të ketrë më masa kufizuaese, pasi sipas meje mbi 2 milion shqiptarë e kanë kaluar covid. Rreziku është personat që vijnë nga jashtë me mutacione të reja.

“Hyrja në Shqipëri pa tampon vendim i gabuar i komitetit, shqiptarët kanë arritur imunitetin e grupit. Dhe pak ditë ne nuk do të kemi më Covid. Problem kemi personat që hynë në Shqipëri, politika me porta të hapura nuk ka kuptim, duhet pasaporta vaksinimi.  Në Shqipëri nuk duhet të ketë më masa kufizuese, pasi sipas meje mbi 2 milion shqiptarë e kanë kaluar covid. Rreziku janë personat që vijnë nga jashtë me mutacione të reja”, tha mjeku

Mjeku Dasho pohoi se, situata në Shqipëri është më e mira në të gjithë botën, pasi ne kemi arritur imunitetin  e grupit. Ulja e rasteve ka filluar para vaksinimit me ato shifra janë vaksinuar 20% e rasteve të shqiptarëve.

“Situata në Shqipëri është më e mira në të gjithë botën, pasi ne kemi arritur imunitetin  e grupit. Ulja e rasteve ka filluar para vaksinimit me ato shifra janë vaksinuar 20% e rasteve të shqiptarëve. Shqipëria ndodhte në mes të Europës dhe duhet ta bëj Shqipërinë një destinacion kryesor turistik , shqipëria ka arritur imunitetin  e grupit që ë bëhet efektive. Shqipëria duhet të marrë 3 masa certifikat e sherimit, e imunizimit dhe testimit. Festa mund të bëhet në Shqipëri pasi është e sigurt pas do bëhet një lobim i fuqishëm”, u shpreh epidemiologu Dasho.