Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatim të marrëveshjes së Republikës së Shqipërisë me Eurojust (ligji nr. 113/2018) ka hartuar një Raport monitorimi për veprimtarinë e sistemit të Prokurorisë mbi mbrojtjen e të dhënave personale në kuadër të shkëmbimit të informacionit për qëllime të hetimit dhe ndjekjes penale. Gjetjet e këtij dokumenti u prezantuan në një takim me pjesëmarrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsian Çela, Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), z. Altin Dumani dhe drejtuesve të 13 Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm. Në fjalën e tij për të pranishmit, Komisioneri Dervishi theksoi si mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin dhe kontributin proaktiv të strukturave qendrore dhe vendore të sistemit të Prokurorisë, në funksion të forcimit të standardeve dhe mekanizmave që garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale, si një e drejtë themelore e individit.“Ky rol i caktuar në këtë Marrëveshje për institucionin tonë lidhet me një të drejtë të cilësuar shumë të rëndësishme në BE. Kjo, ashtu si dhe vlerësimi nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, na bën patjetër të ndihemi mirë nga njëra anë, por nga ana tjetër, na ngarkon me përgjegjësi për të vijuar me po të njëjtin angazhim dhe cilësi këtë ushtrim periodik, të cilin duhet ta konsiderojmë si një mundësi për të përmirësuar proceset e punës dhe praktikat e mira të bashkëpunimit ndërinstitucional” – tha, gjithashtu, z. Dervishi.
Ballina Aktualitet Garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale në veprimtarinë e Prokurorisë dhe...






















