Futet kundravajtje, makina përplas automjetin e eskortës së ish-kryeministrit Berisha, policia s’e ndalon

263
Sigal

Frikë dhe panik në autostradën Milot-Mamurras. Një automjet është futur kundravajtje në autostradë, në korsinë e shpejtësisë, dhe për pasojë është përplasur me 3 makina të tjera. Një prej automjeteve është pjesë e eskortës së shoqëron ish-kryeministrin Sali Berisha të cilët po ktheheshin nga ‘Foltorja’ e Kurbinit. Edhe pse aksidenti ka qenë i frikshëm dhe dëmet janë të konsiderueshme, automjeti që e ka shkaktuar atë nuk është ndaluar nga policia.  Makina e aksidentit ka qenë me targa të Kosovës.Mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve.