Fushë Krujë-Milot/ Djali i kryebashkiakut të Laçit përplas furgonin e policisë, 4 të plagosur

591
Sigal

Udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe pa e prishur terezinë
që ishte në një kryqëzim, ndaj ka përplasur nga mbrapa një furgon policie. Ngjarja
është regjistruar sot në aksin 
Fushë Krujë- Milot, saktësisht në kryeqëzimin e
Patokut, aty ku djali i kryebashkiakut të Laçit, Kjeldi Bardhi ka përplasur nga
mbrapa furgonin e patrullës së policisë.


Për pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar me
urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njëri nga efektivët si dhe kanë
mbetur të plagosur 3 qytetarë të tjerë, që po mbahen në spitalin e Lezhës.

Detaje të tjera nga aksidenti pritet të bëhen të dituara në
minuatat në vazhdim