Furgoni i policisë futet në banesë, banori: Mendova se ishte bombë

356
Sigal

Një furgon i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në Pogradec dhe pasi ka dalë nga rruga ka hyrë brenda një banese.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Petrushës, ku mjeti tip furgon i Policisë Kufitare pasi është përplasur me një tjetër mjet tip ”Audi” ka dalë nga rruga dhe ka prishur murin e shtëpisë së Irjat Hykos duke hyrë brenda.

Të zotët e shtëpisë kanë qenë brenda në momentin e aksidentit por fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Ai deklaron se ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes dhe se përplasja ka qenë e fortë sa e krahasoi me një bombë.

Ai kërkon që t’i paguhet dëmi i bërë pasi vetë nuk ka mundësi. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.