FSHZH u merr qytetarëve mbi 100 mijë metra tokë në Lundër

110
Sigal

Mbi 100 mijë metra tokë në zonën e Rezervave të Shtetit në Lundër të Tiranës do u merret 86 familjeve të fisit Teqja që gëzon me të gjithë dokumentacionet përkatëse pronësinë dhe do t’i jepet Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një kompleksi sportiv.

Kjo sipas avokates mbrojtëse të fisit Teqja, Miranda Boçi, e cila tha se prona do u merret pronarëve me pretendimin e një VKM-je të botuar në fletoren zyrtare në dhjetor të 2022. Edhe pse do të kërkonin në këtë seancë të parë në Gjykatën Administrative shfuqizimin e kësaj VKM-je, seanca u shty, pasi Ministria e Mbrojtjes, si një nga palët e paditura nga pronarët, nuk u bë pjesë e procesit.

Pronarët thanë se projekti i dhënë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për shfrytëzim në pronat e tyre është në shkelje të ligjit dhe një grabitje e pastër shtetërore.

Njëri prej banorëve, tregoi se djali i papunë u detyrua pikërisht sot të largohej nga vendi për të punuar në ndërtim në Greqi, po në këto kushte ai tha se edhe ai me familjen do të braktisi vendin. Banorët paralajmëruan se do të ndjekin të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe paralelisht do të mbajnë protesta përpara Kryeministrisë, që problematika e tyre të dëgjohet.BW