Parashikimi i motit, reshje shiu në gjithë vendin, në veri ritkthehet dëbora

719
Moti për ditë e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë vendin. Baza e reve të ulëta 600 metër. Në Alpe dhe malësitë në Lindje të vendit në lartësitë mbi 800 metër parashikohet reshje dëbore.
Sipas Shërbimit Metereologjik, era me drejtim Juglindje-Jugperëndim varion 1-15 m/sek. Deti i forcës 3-4 me lartësi dallge 1.8-2.8 metër. Shikimi 1-15 km, mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe përgjatë ditës për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 1°/11°C
Vendet e ulta 5°/18°C
Vendet bregdetare 4°/17°C
Sigal