FSHZH: 4.5 mld. lekë për të mbuluar skandalet me rrugët e sapo bëra

56
Sigal

Tenderi me vlerë 4 mln euro, nxjerrë zbuluar Dritan Agollin e FSHZH. Me këtë fond po tentohet të mbulohen shkatërrimet e rrugëvë dhe rrëshkitja e tyre, të cilat janë marrë në dorzim vetëm pak muaj më parë, çka faktojnë se cilsia e tyre është bërë “shkel e shko”. Nga frika e hetimit, enti prokurues ka miratuar fondin, por nuk publikon rrugët,çka hedh hije dyshimi se mund të jetë edhe tender fiktiv sa për të xhiruar paratë

Një tender me vlerë 4 milionë euro ka nxjerrë zbuluar Dritan Agollin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Me këtë fond do të “rregullohen” rrugët e sapo bëra, apo që faktojnë se ato rrugë janë bërë “shkel e shko”.

Pra, një fond i majmë për të “mbuluar” skandalet me bërjen e rrugëve nga FSHZH, i cili ka tenderuar qindra milionë euro për disa segmente që janë shkatërruar në një hark kohor të shkurtër. Burime të Boldneës.al bëjnë me dije se, nga “frika” e ndonjë hetimi të mundshëm, Agolli hapi këtë procedurë pa specifikuar se cila rrugë do të ribëhet, apo do t’i vendoset makijazh. Por, nëse Tushe i Lushnjes u fut në burg për një kanal, po këta zyrtarë që shpenzojnë dhe rishpenzojnë qindra milionë euro, përse nuk hetohen!

 

Sipas dokumenteve që disponon Boldneës.al, FSHZH ka hapur tenderin me objekt “ndërhyrje për përmirësimin e strukturave dhe mbrojtjeve rrugore – paketa e rrëshqitjeve dhe mbrojteve”. Fondi limit i këtij tenderi është 416.666.666 lekë ose mbi 4 milionë euro. Pra, nisur edhe nga objekti, bëhet fjalë për rrëshqitje rrugësh. Por, për cilat rrugë?!

Boldneës.al shfletoi dokumentet e tenderit, në kërkim për të gjetur se në cilat rrugë do të bëhen ndërhyrje. Por, në asnjë radhë në dokumentet e publikuara nga FSHZH, nuk ka asnjë emër rruge, por vetëm specifikime se çfarë ndërhyrjesh duhen bërë. Po ku?! Në dokumentet e Fondit thuhet se “paketa për mbrojtjen nga rrëshqitjet për akset rrugore” ka filluar pas shqetësimit të përfaqësuesve të Njësive të Qeverisjes Vendore (NjVV).

 

“Stafi i FSHZH ka bërë të mundur të bëjë verifikimin në terren të disa prej akseve rrugore, të cilat janë më problematike për qarkullimin e automjeteve për shkak të rrëshqitjeve të ndodhura në zona të lokalizuara”- thuhet në dokumente. Pra, vetëm të lokalizuara dhe jo në cilat rrugë! Në dokumente thuhet se verifikimi në terren është bërë kryesisht në akset rrugore, të cilat janë të fina cuara ndër vite nga FSHZH dhe që i shërbejnë zonave turistike dhe me potencial për zhvillimin e ekonomisë. Pra, bëhet fjalë për rrugët e “famshme” të FSHZH-së.

Më tej thuhet se pas rikonjicionit në terren të këtyre akseve rrugore është konstatuar se në disa zona të lokalizuara kanë ndodhur rrëshqitje.

Rrëshqitjet ndahen në tre tipe: E para ka rrëshqitje të skarpatave mbi trupin e rrugës (skarpata e sipërme), të cilat kanë zënë pjesërisht pjesën kaluese të rrugës dhe pengojnë qarkullimin normal të automjeteve. E dyta, rrëshqitje që kanë bërë ngushtimin e trasesë së rrugës. Dhe e treta, rrëshqitje që kanë bërë devijimin e rrugës. “Nisur nga kjo situatë, parashikohet ndërhyrja për mbrojtjet nga rrëshqitjet në disa prej akseve rrugore, të cilat konsiderohen të rëndësishme dhe me prioritet”- thuhet në dokument, por në asnjë rast nuk shkruhet se në cilat rrugë!