“90 mijë banorë s’mund të lihen pa gjykatë”- Avokatë dhe qytetarë në Kurbin protestë kundër hartës së re gjyqësore

119
Sigal

Avokatë dhe qytetarë janë ngritur në protesta para gjykatës së Kurbinit, kundër hartës së re gjyqësore.

Ata kanë kërkuar që të mos mbyllet gjykata e rrethit të Kurbinit, që ka rreth 90 mijë banorë.

Pjesë e protestës janë edhe deputetët e PD, Kastriot Piroli dhe Elda Hoti.

Në një pankartë të vendosur në kangjellat e gjykatës shkruhet: “Bojkot kundër largimit të Gjykatës së Kurbinit. Banorë mbroni institucionet e qytetit tuaj. 90 mijë banorë s’mund të lihen pa gjykatë.”

Kjo është java e dytë e protestës së avokatëve të cilët kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore.