Frika nga koronavirusi merr fund/ Rrugët mbushen plot me makina, qytetarët lëvizin lirshëm nëpër Tiranë

471
Sigal

Rrugët e Tiranës dhe trotuaret janë të mbushur plot me makina dhe njerëz.

Shumë prej tyre i drejtohen dyqaneve për të bërë pazar, disa të tjerë shkojnë në punë, por ka edhe nga ata që ka vendosur që të bëjnë një xhiro.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, nuk janë të pakta makinat që lëvizin nëpër rrugë. Efektivët e Policisë në terren janë të paktë në numër.

Sipas rregullit të ri çdo person që do të bëjë pazar, duhet të njoftojë autoritetet një ditë para dhe pas marrjes së autorizimit mund të dalë nga banesa. Lejohet një vetëm një person në familje të bëjë pazar dhe orari i lejuar është vetëm një orë në ditë.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë.

Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.

Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë.