Dy pacientë me koronavirus transferohen nga Infektivi te “Shefqet Ndroqi”, në gjendje të rëndë

370
Sigal

Dy pacientë të infektuar me koronavirus, mbi 60-vjec, në gjendje të rëndë shëndetësore janë transferuar nga spitali Infektiv në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tashmë COVID 2 në vend.

Mësohet se të dy pacientët kishin shfaqur pneumoni bilaterale dhe se po transferohen te “Shefqet Ndroqi” pikërisht për këtë arsye, pasi ky spital është i specializuar për kurimin e mushkërive.

“Të dy pacientët ishin me pneumoni bilaterale, nuk e di nëse ky kalim është edhe ndryshim strategjie nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që pacientët po cohën në spitalin elitë për të trajnuar sëmundje polmonare, ashtu siç edhe shumë mjekë kishin sugjeruar në fillim të shpërthimit të COVID 19”, tha Skendaj.