Fotot e 40 klerikëve të vrarë në komunizëm, ‘mirëpresin’ Papën

466
Sigal

TIRANE – Përgatitjet për pritjen e Papa Franceskut më 21 Shtator sa vijnë edhe bëhen më të dukshme në kryeqytetin shqiptar. Tirana është zgjuar këtë mëngjes me fotot e 40 klerikëve të vrarë në komunizëm të vendosura përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Tirana do të kthehet në epiqendër të vëmendjes botërore, kur të dielën e 21 Shtatorit, nga altari i ngritur posaçërisht në sheshin “Nënë Tereza”, Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Shenjtë përballë besimtarëve e dashamirësve. Në hapësirën para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë. Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri do të pritet me një sërë aktivitetesh jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. Papa Francesku viziton për herë të parë vendin këtë të diel, teksa Shqipëria është dhe vendi i parë europian që do të presë një vizitë të Atit të Shenjtë