FOTOLAJM/ “Iku koha e rrufjanëve”- Parulla ndryshe në protestën para kryeministri. Ironizohet Rama dhe…

130
Sigal

“Iku koha e rrufjanëve”, kjo është një nga parullat ndryshe në protestën e sotme, të thirrur nga Sali Berisha. Kjo parullë ironizon ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë në një tjetër slogan shkruhet: “Duam të jetojmë në Shqipëri”.

Shumë qytetarë janë mbledhur sot para kryeministrisë, duke protestuar kundër qeverisë.

Sali Berisha i është bashkuar qytetarëve, ndërsa shihet se e pranishme është edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.