“Kam ardhur nga Shkodra për të protestuar”/ Arsimtarja: Dua që fëmijët e mi të rriten këtu! Sot Shqipëria kthehet në duart tona

131
Sigal

Të pranishëm në protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, janë të ftuar arsimtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Eliona Shkreli, një arsimtare nga podiumi i ngritur përpara Kryeministrisë deklaroi se ajo nuk e do këtë realitet për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Ajo u shpreh se ka ardhur nga Shkodra për të protestuar për çmimet e larta.

Eliona Shkreli: Sot Shqipëria kthehet në duart tona. Unë kam ardhur sot nga Shkodra, kam ardhur të protestoj për çmimet e larta, për rritjen e çmimit të naftës, për të ardhmen time dhe të fëmijëve të mi.

Të protestoj për braktisjen e vendit. Nuk e dua këtë realitet, dua që fëmijët e mi të shkollohen dhe të rriten këtu. Shqiptarë, të bashkohemi bashkë, jo vetëm ne që jemi këtu. Edhe ata që nuk janë këtu për shkak të indiferentizmit. Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne. Duhet të marrim në dorë fatin tonë dhe të Shqipërisë.

Përpara se të vija këtu dëgjova në Parlament një zonjë, që komentonte protestën e sotme. Ajo donte të shihte këtu shoqërinë civile, ja ku janë. Ajo donte që të mos shihte njerëz me Range Rover. Ajo donte të shihte të ardhmen, ja ku është e ardhmja.

Ne të gjithë duhet t’i kërkojmë kësaj qeverie, boll, nuk kanë të drejtë më. Sepse për 9 vite e kanë shkatërruar vendin tonë.