Greqia ndalon autobuzin me 30 të moshuar nga Çamëria të vizitojnë vendlindjen

464
Një autobuz me 30 shqiptarë nga Çamëria, kryesisht të moshuar, nuk është lejuar të hyjë në Greqi.
Ata kanë dashur të shkojnë në Prevezë në vendin e të parëve të tyre, por policia kufitare greke nuk i ka lejuar dhe sipas burimeve nga mediat greke, me urdhër të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Sipas kësaj ministrie, arsyeja është se shqiptarët me origjinë çame kërkojnë pronat e tyre nga shteti grek.
Kjo është e disata herë kur të moshuarit që kanë në pasaportat e tyre vendlindjen Çamëri nuk lejohen të hyjnë në Greqi.
Sigal