FOTO/ Ushqime për vota, si u kap makina e zyrtarëve të Rilindjes

230
Sigal

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar tentativën e përfaqësuesve të Njësisë Administrarive Vaqarr për të shpërndarë ushqime në këmbim të votave.

Këlliçi shprehet se janë sinjalizuar nga banorët për këtë që po ndodhte, ndërsa shpjegon se personat që ishin në makinë janë larguar menjëherë. Demokrati thotë se makina është e Njësisë Administrative.

Këtu ka një procesverbal për ushqimet që janë dhënë nga kateringu. Aty është fletëpalosja e PS, aty ka zarf të mbyllur. po presim që të vijë edhe prokurori i gatshëm. Sapo kam komunikuar. Janë banorët që kanë sinjalizuar që po shpërndahen ndihma. Kam kontaktuar edhe shefin e komisariatit për këtë shkelje, që janë zyrtarë të komunës së Vaqarrit. Personat që janë kapur, kanë mbyllur makinën dhe kanë ikur. Jemi në pritje të prokurorit. Kemi ditë të tëra që kemi sinjalizime për shpërndarje ndihmash,” tha ai.