FOTO/ Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë

116
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët në rrugën ‘Ali Visha’ në Tiranë pasditen e kësaj të marte.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ndërsa mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit me inicialet J.T.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Më datë 06.12.2022, në rrugën “Ali Visha”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit J. T., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.