Dhuna ndaj Berishës, Vasili: S’ka dilema, sulm nga dora vrastare e Ramës! Ja qëllimi i zi që kishte

118
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një intervistë komentoi dhunën ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

Petrit Vasili u shpreh se nuk ka më asnjë dilemë për të kuptuar që dora vrastare, organizuesi dhe mbështetësi i këtij sulmi është Edi Rama.

“Gjithë kjo dhunë e vazhdueshme në të gjitha nivelet ka pasur autorësinë e tij. Janë kujdesur që të përpiqen të gjejnë personin e duhur si ekzekutorë të veprimeve të tyre.

Rama s’mund ta imagjinonte që shqiptarët do reagonin me dinjitet në ditën e propagandës së tij të madhe me samitin.

Pjesëmarrja e mesazhet ishin e kundërta e asaj që Rama donte dhe lobimeve pafund që të mbushte me propagandë ambientin që ka shkatërruar jetën e shqiptarëve dhe kanë shkatërruar vendin.

Rama i humbur nga kontrolli inskenoi një skenar nga më të zinjë që të provokojë opozitën, provokimi më i rëndë. S’kemi pasur kurrë goditje të liderave politikë në historinë tonë.

Donte yë ngacmonte një reagim të fortë nga opozita që t’i faturohej kësaj të fundit. Donte që të sillte pasoja e t’ia faturonte opozitës, këto kanë qenë skenarët e Edi Ramës.”-tha Vasili.