Aleanca e padeklaruar/ Kryeministri Rama bën drejtor kandidatin për deputet të PSD-së së Tom Doshit

200
Sigal

Aleanca e padeklaruar, Rama bën drejtor kandidatin për deputet të PSD-së së Tom Doshit
Zbardhet arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së drejtorit të IKMT Shkodër, Ilir Niklekaj. Largimi nuk erdhi as për shkak të performancës, as për “biografinë” e keqe se ishte i arrestuar dikur për shpërdorim detyre.

Në vend të tij, posti do t’i kalojë një të besuari të Tom Doshit, Serdar Hoxha, i cili ishte pjesë e listave të PSD në këtë qark. 25 vjeçari që mbante numrin 5 në listën e Shkodrës është emëruar drejtor i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit në këtë qark ku ai nuk mundi dot të marrë mandat deputeti.

Formalisht Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me PSD-në, por realiteti tregon se ata janë bashkë. Shpërndarja e posteve të Shkodrës bëhet për një aleat votat e të cilit në parlamentin e ri bëjnë punë në ditë të vështira.