Ish-kryebashkiakia e Gjirokastrës dënohet me 1 vit burg, do kryejë punë publike

196
Sigal

Ish-kryebashkiakia e Gjirokastrës, Zamira Rami, është dënuar sot nga Gjykata e Posaçme me një vit burgim, por dënimi për të është konvertuar në detyrim për të kryer punë me interes publik.

SPAK e akuzoi Ramin se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër.