Super Yarmolenko i jep Ukrainës 3 pikët e para të Euro 2020 (VIDEO)

156
Sigal

Ukraina arriti të marrë tri pikë në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut, duke ringjallur shpresat për t’u kualifikuar për në fazën e 1/8-ve të “Euro 2020”.

Yarmolenko dhe Yaremchuk shënuan brenda pesë minutash, në të 29-ën dhe 34-tën, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Shevchenko avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë.

Në të 57-ën, lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, humbi një 11-metërsh, por arriti të kapte sërish topin pas devijimit të portierit ukrainas dhe ta dërgonte në rrjetë.

6 minuta nga fundi, Malinovsky humbi një penallti për Ukrainën, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fund.