Foto/ Kapet në flagrancë shtetasi, konfiskohen 184 celularë kontrabandë

546
Sigal

Autoritetet doganore kanë kapur në Rinas 184 celularë kontrabandë. Strukturat e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Degën Doganore Rinas gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphone” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.