FOTO/ Denoncimi: Bie tavani i pediatrisë, plagoset një fëmijë

223
Sigal

Një fëmijë i shtruar në repartin e pediatrisë në QSUT-së është plagosur, për shkak të rënies së tavanit.

Ngjarja është denoncuar nga deputetja e zgjedhur e PD-së, Ina Zhupa, e cila ka publikuar edhe foto nga ngjarja.

Reagimi i Ina Zhupës:

1 qershori në Pediatrinë Tiranë!

Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve.

Tani në spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmije nga rënia e tavanit.

Duhet hetim dhe vënia para drejtësisë të atyre që rrezikojnë jetën e fëmijëve pikërisht në vendin ku duhet të shpëtojnë jetën dhe shëndetin.