Presidenti Meta uron fëmijët për 1 qershorin: Të ecim dorë për dore për të ndërtuar të ardhmen e ndritur në atdheun e tyre

195
Sigal

Presidenti Republikës, Ilir Meta, i ka uruar fëmijëve festën e një qershorit.

Në një postim në rrjete sociale, Meta shihet në mesin e vogëlushëve, ndërsa thekson se ata duhet të rriten në një Shqipëri të barabartë, e një mjedis të shëndetshëm.

Gjithashtu Meta ka ilustruar në urim, disa rreshta të shkruara nga poeti i madh shqiptar, Naim Frashëri.

Postimi i plotë:

Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin!

Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.

“Falu gjithë mirësitë

Të rrojnë me nder në jetë

Të mësojnë dituritë

Të bëhen të vërtetë

Të nderojnë Mëmëdhenë

Vlerat t’ja lartësojnë

Mbi gjithë botën ta ngrenë

Si lule ta zbukurojnë!” – Naim Frashëri.