FOTO/ 18-vjeçari që humbi jetën në aksident në Pogradec

238
Sigal

Një 18-vjeçar, që po udhëtonte me shokun e tij në një automjet, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike sot në mëngjes në Pogradec.

Mësohet se viktima e këtij aksidenti tragjik është Mateo Torra i cili ishte duke udhëtuar si pasagjer në mjetin tip “Opel”, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Për ngjarjen, policia arrestoi 22-vjeçarin E.Hidri, mik i viktimës. Kjo, pasi makina e tij doli nga rruga, duke shkaktuar edhe aksidentin.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal. Edhe 22-vjeçari është plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital.