Foshnja e saj u gjet në bodrum dhe ndërroi jetë në spital, Policia e Tiranës: Arrestohet 30-vjeçarja lehonë

46
Sigal

Policia e Tiranës tha se ka arrestuar 30-vjeçaren me iniciale E.I, e cila dyshohet se braktisi foshnjën e saj në një bodrum në Tiranë. Foshnja e sapo lindur e seksit mashkull ndërroi jetë paraditen e sotme në spital.

Reagimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.