“Do më fusni në burg? Nuk kam bërë ndonjë krim”, qytetari në lëvizje në mbrëmje në Sarandë, debat me policinë

338
Sigal

Shërbimet policore të Sarandës vijojnë kontrollet si në të gjithë vendin për zbatimin e masave dhe orarit të vendosur për lëvizjet në një situatë të krijuar për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë që qytetarët duhet të jenë karantinë në banesat tyre pas orës 13:00, ka dhe nga ata që për shkak të punës duhet të lëvizin madje dhe pa leje.

Në videon më poshtë, që janë filmime të siguruara në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme qytetari shprehet se ka qenë në punë dhe është i detyruar për të punuar për të mbajtur familjen, ndërsa nuk di të përdorë adresat që jepen për të marrë leje.

Ai nuk pranon të japë emrin fillimisht dhe ‘sfidon’ policët duke i thënë nëse do ta fusin në burg kur nuk ka bërë asnjë krim.