Flet Azgan Haklaj: Prishen pazaret në Shkodër, plas keq mes Benet Becit dhe Agron Çelës, kandidati i PS-së bojkoton takimin

226
Sigal

Prishen pazaret në Shkodër! Përplasje e fortë mes deputetit Agron Çela të ardhur nga partia e lirisë në rilindje dhe kandidatit për kryetar bashkie Benet Beci. Në orën 17:00 në kompleksin Orlando, ku organizohen ngushëllimet për të vdekurit qindra pjesëmarrës, që kishin ardhur të ftuar nga deputeti Agron Çela për të prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë Shkodër z Benet Beci mbetën të habitur kur nuk panë të pranishëm në sallë asnjërin për shkak të prishjes së pazareve. Kulmi i nervozitetit arriti kur pjesëmarrësve u folën kordinatori i PS-së Shkodër, edhe ky i ardhur nga LSI, partia e lirisë Edmond Ndou dhe znj Spiropali pa kandidatin prezent dhe deputetin që i kishte ftuar me arsyetime qesharake. Takimi zgjati 18-të min. Qytetarët e Shkodrës tani e kanë të qartë se në kompleksin Orlando, aty ku bëhen pritjet për mort vdiq edhe besëlidhja me rilindjen.