Firmat e pularive nuk siguruan ‘kotecin’ dhe duan dëmshpërblim

148
Sigal

Ngordhja e mijëra krerëve pulave në Durrës si pasojë e infektimit me influencën aviare po çon drejt falimentit kompanitë private, që i posedonin ato. Përfaqësues të këtyre kompanive, pohojnë se shteti nuk po merr parasysh kërkesat e tyre, për t’ju dhënë dorë në kompensim apo dëmshpërblim. Ndërkohë që vetë firmat e kësaj kaste duhet si fillim t’i siguronin vezët, të gjenin shkakun se nga erdhi vërtetë kjo sëmundje me anë të të punësuarit të tyre zooteknik, që të analizonin nëpër laboratorë rastin. Pasi për analogji as një firmë ndërtimi nuk duhet të mbajë inxhinierë pasi në rast dëmtimi, përgjëgjësinë për t’u dëmshpërbyer do ja faturonte shtetit. Firmat e pularive duhe të shohin nëse ky rast mori frymë dhe nga ushqimet, që merren nga jashtë, pasi mund të jenë subjekt infektimi, siç mund të jenë dhe zogjtë e pakontrolluar, që merren nga jashtë. Kompanitë e sigurimeve luajnë një rol të rëndësishëm, pasi këto kompani  mund të sigurojnë biznesin e tyre nga të tilla pasoja, në vend që të ulërasin për pajën e dëmshpërblimit, kur u denoncuan shumë raste në media që groposja nga ana e tyre u bë jashtë standarteve dhe u vu në rrezik konsumatori, ku  sipas denoncimeve se i kishin çuar pulat për sallam dhe salçiçe nëpër fabrika.