Fiqiri Xibri dhe Sindikata e Minatorëve, dallandyshet e para të demokracisë

146
Sigal

Fatmir Hysa

Rauf Zeqo

Bardhyl Munja

Në ndryshimin e sistemit në Shqipëri ishte e nevojshme që të krijoheshin sindikatat e lira e të pavarura, të cilat janë përbërës të sistemit demokratik për të cilën po aspironte shoqëria shqiptare

Në janarin e vitit 1991 u bënë shkak kushtet e punës e rrogat e ulta që paguheshin minatorët dhe punonjësit në përgjithësi. Këto u bënë shkak për krijimin e sindikatës të parë në Shqipëri ku ideatorët kryesor ishin Fiqiri Xibri dhe Ilir Myftari. Pas disa protestave të bërë në minierën e Valiasit dhe bashkimin e minatorëve të ardhur nga minierat e tjera si Myshqeta, Priska, Kërraba, Mezezi e të tjera. Fiqiri Xibri nga ballkoni i ish sallës së Kulturës të asaj kohe, u bën thirrje minatorëve të mbledhur në sheshin e ndërmarrjes. Minatorë e kuadro të pranishëm u përgjigjën njëzëri; sindikata- sindikata- sindikata…Nga këtu mbahet procesverbali për krijimin e kësaj sindikate ku do t‘i drejtohej ministrit të drejtësisë të asaj kohe Z.Enver Halili për të pasur juridiksionin e plotë. Sipas ndryshimit të dekretit të presidiumit të Kuvendit Popullor nr.7442 dt 17/12/1990 në mbështetje të neneve 4 e 6 miratohet me nr 12/1 dt 15/02/1991 Sindikata e parë e minatorëve me krytetar Z.Fiqiri Xibri. E vërteta e asaj kohe ishte se kjo sindikatë dhe në përgjithësi shoqëria shqiptare kontribuoi për rrëzimin e diktaturës. Në dt 20/01/1991 sindikata e minatorëve u solitarizua me studentët dhe nga qyteti studenti të bashkuar dhe me shumë qytetar marshuan në sheshin Skënderbej për shembjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha. Këtu nuk mbahej më revolta popullore…busti ra, pra u thye një tabu paprekshmërie. Nxitësi kryesor për guximin tonë ishte Fiqiri Xibri e Ilir Myftari. Pas kësajt ngjarje sindikatat filluan të organizohen më mirë. Iu kërkua Presidentit të Republikës të miratonte kërkesën e sindikatës të aderonte në bashkësinë e sindikatave evropiane ,kjo e fundit e pranoi këtë kërkesë në dt 31 maj të vitit 1991 me qëndër në Keln të Gjermanisë. Në atë kohë u bë një përpjekje që ky lajm të botohet në gazetën RD, por titullarët e asaj kohe nuk pranuan. Më pas bënë bashkimin e sindikatave të minatorëve.

Kryetar zgjidhet Z.Gëzim Shima. Fiqiri Xibri qëndroi gjithmonë luftarak për të bërë oponencën në çdo lloj qeverisje. Erdhi koha që u ngritën mjaft sindikata, por roli i tyre u zbeh dhe u bënë palë me qeveritë duke u joshur e përfituar nga pronat e ish Bashkimeve Profesionale: kuptohej sipas shërbimit që u jepte qeveria, kush më shumë e kush më pak, pra u bënë shkallë e jo luftëtar për të drejtat e punëtorëve. Fiqiri Xibri duke parë të gjitha këto padrejtësi filloi të riorganizonte në vitin 2005 në 13 rrethe të vendit minatorët. Fokusi kryesor ishte statuti i minatorit për të cilin kishim besim se do të bëhej duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ku: aviatorët, nëndetëset e minatorët duhet të trajtohen në grupin A.

Në vitin 2000 në qeverinë Nano me propozimin e sindikatatave dhe me vendim VKM u vendos që punonjësit e nëntokës të paguhen me një shumë qesharake e barabartë me dy thasë miell. Këtu filloi dhe fallsifikimi i dokumentave të pensionistëve ku mjafon të kishe të njohur Z.S SH apo në sindikatat shëndetësore të pushtetit arriti deri aty sa u tejmbush ku nga tre pensione, që ishin fallco vetëm një ishte i rregullt. Këto padrejtësi Fiqiri Xibri nuk i duronte dhe kërkonte më shkresa të ndryshme që të ktheheshin pasuritë e përfituara nga sindikatat, të bëhej verifikimi i pensioneve që minatorët e vërtetë të mernin hakun. Mirëpo pushtetet nuk e dëgjonin se ishin vetë punonjësit e saj, arkitektët e së keqes. U bënë mjaft protesta e deri në greve urie në korrik të 2009. Shumë sensibilitet pa përfitime në marsin e vitit 2009 u bë një marrëveshje me opozitën. Morëm mjaft premtime. por dhe këta sa erdhën në pushtet bënë pak shou dhe më pas u shurdhua fare mesa duket e pati mendjen tek tenderat e të punësuarit partiak etj etj, që po i shikojmë dhe sot ku korrupsioni është në nivele shumë të larta. Fiqiri Xibri luftoi më të gjitha mënyrat që i jepte ligji arritëm sa dhe u bë një Veting për pensionet e minatorëve, por dhe kjo lëvizje ra në vesh të shurdhër nga pushteti. Fiqiri Xibri luftoi mjaft për demokraci e drejtësi sociale kështu që themi se ishte një Martir Luter King i bardhë shqiptar. Ne mbështetësit e tij jemi të frymëzuar nga dinjiteti e drejtësia e këtij njeriu me vlera madhështore, i cili u nda nga jeta para kohe dhe sot u bënë 4 muaj, pa të. Do të na mungojë demokracia e brishtë shqiptare familjeve dhe bashkëluftëtarëve e miqve.

U prefsh në paqe miku jonë Fiqiri Xibri