Të paraburgosurit e Shënkollit futen në grevë urie, ja kërkesat e tyre

248
Sigal

Një tjetër revoltë në burgjet shqiptare.

Pas të dënuarve në burgun e Peqinit, të paraburgosurit e burgut të Shënkollit hyjnë në grevë urie.

Të paraburgosurit në burgun e Shënkollit në Lezhë, prej tre ditësh kanë refuzuar ushqimin e burgut, duke kërkuar që të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët e të mos zvarriten gjykimet.