Si u fsheh falimenti i Air Albania, turqit në krye  të kompanisë kacafyten për paratë e shqiptarëve

66
Sigal

Financat e krenarisë dhe flamurit janë në terr të plotë, dhe tani mbi të po bien edhe urdhrat e sekuestros . ‘Air Albania’ prej vitesh nuk dorëzon bilancin në QKB, duke ndjekur të njëjtën praktikë të kompanive “ofshore”. Harbimet me paratë e biletave, mirëmbajtjen e avionëve dhe pasojat financiare për aksionet publike po u kushtojnë qytetarëve miliona, teksa turqit në krye të kompanisë kacafyten për paratë e shqiptarëve

Opozita kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje mes disa çështjeve të tjera të nxehta, por nisma u bllokua nga maxhoranca. Financat e krenarisë dhe flamurit janë në terr të plotë, veçanërisht me vullnetin e qeverisë. Dhe tani mbi të po bien urdhrat e sekuestrove. 

Air Albania mbylli vitin 2018 me 120 milionë lekë humbje, por ato janë të dhëna të vitit të parë të operimit të shkurtër të kompanisë dhe nuk pasqyrojnë në fakt realitetin e gropës së madhe. Ky është në fakt edhe viti i fundit kur kompania ka dorëzuar bilancin dhe që prej atëhere nuk dihet më se çfarë ndodh me të, ku shkojnë paratë e biletave, sa kushton operimi, sa janë kostot dhe në çfarë periodiciteti bëhet mirëmbajtja e avionëve.

Si u fsheh skandali / Sekuestrohet Air Albania , turqit në krye të kompanisë kacafyten për paratë e shqiptarëve

 Shpërthen sërish skandali mbi kompaninë Air Albania. Kompania tashmë është vënë nën sekuestro për mos shlyerje të detyrimeve ndaj numrit dy të kompanisë Sinan Isik, ndërkohë që prej vitesh nuk dorëzon bilancin në QKB. Vendimi i fundit për sekuestro rikonfirmon ato që flitej mbi skandalet në Air Albania dhe drejtorin e saj të famshëm Sinan Dilek. Tashmë pas tij është dhe numri dy Sinan Isik që kërkon paratë e pashlyera nga kompania. Pasi Sinani i parë, drejtori dmth nuk ka paguar paratë e kërkuara., zv.drejtori, pra Sinani i dytë ka kërkuar në gjykatë marrjen e pagesave me forcë.

Kryeministri Rama deklaroi disa vite më parë se Air Albania do të kryente fluturime Tiranë-New York. Kjo nuk ndodhi kurrë! Madje, me flotën prej tre avionësh që ka Air Albania tani nuk mundet t’i afrohet oqeanit e jo më ta kalojë atë. Air Albania është ndoshta kompania unike në botë që nuk ka të deklaruar flotën e saj të avionëve, Të vetmit me kapacitet pak më të madh dhe që mund të fluturojnë pak më larg janë “Naimi” dhe “Fishta”, pra avionët “Airbus A320”, por as që mund të mendohet që të kalojë oqeanin. 

Vendimi

Në Qëndrën Kombëtare të Biznesit është depozituar një shkresë ekzekutimi nga zyra përmbarimore Bailiff Services Albania për vendosjen e sekuestros konservative mbi aksionet e Air Albania, me qëllim mostjetërsimin e tyre deri në shlyerjen e borxheve.

Sekuestro mbi kuotat është vendosur për llogari të Sinan Isik, ish numrit 2 të Air Albania. Isik ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Air Albania nga gushti i vitit 2018 deri në fund të vitit të kaluar.

Nuk dihet se sa është shuma e borxheve që Air Albania ka ndaj Isik, por në urdhrin e sekuestrimit të aksioneve thuhet se kompania nuk ka paguar detyrimin edhe pas njoftimit zyrtar.

“Në bazë të nenit 517 të Kodit të Procedurës Civile, kompanisë i është komunikuar njoftimi për ekzekutimin vullnetar. Duke qenë se nga ana e palës debitore nuk është kryer asnjë veprim dhe duke qenë se afati ligjor i ekzekutimit vullnetar ka përfunduar, ekzekutimi i titullit ka kaluar në ekzekutim të detyrueshëm. Në këto kushte urdhërojmë vendosjen e sekuestros konservative mbi aksionet e palës debitore si dhe mbi të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i tyre,”- thuhet në urdhër.

 Kompania pa bilanc që nga 2018

Gjendja financiare e Air Albania, një kompani ku 10 për qind e aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar, mbetet e panjohur për publikun.  Bilanci i fundit i publikuar i Air Albania është ai i vitit 2018, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë financohet kompania dhe kush janë pasojat financiare, për aksionet publike të mbajtura nga Albcontrol.

Financat e Air Albania u vunë në qendër të debateve publike, pas marrëveshjes së kompanisë me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për charterin personal të kryeministrit. Nuk dihet se sa paguajnë shqiptarët për avionin kryeministror që drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka marrë hua nga Air Albania. Opozita kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje mes disa çështjeve të tjera të nxehta, por nisma u bllokua nga maxhoranca. Financat e krenarisë dhe flamurit janë në terr të plotë, veçanërisht me vullnetin e qeverisë. Dhe tani mbi të po bien urdhrat e sekuestrove.

Reagimi

Kompania ka reaguar pas disa orësh duke theksuar se është vendosur sekuestro preventive për shkak të raportit me palët e treta dhe kjo nuk ndikon në punën e tyre.

 Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga interesimet mediatike rreth aktivitetit tregtar të Air Albania qartëson opinionin publik se asnjë llogari e kompanisë nuk është sekuestruar dhe çdo pohim ndryshe është një ekzagjerim i rremë i një procedure private të kompanisë me palë të treta përmbaruese. Kjo lloj procedure shfaqet rregullisht në sektorin tregtar dhe nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në punën tonë të përditshme. Air Albania mbetet e përkushtuar për të ofruar një përvojë të shkëlqyer udhëtimi me oferta të dedikuara dhe me komoditet të plotë për pasagjerët.

  Faliment “de facto”

Investigimi i Korrieri në gusht  konfirmon se Air Albania ende pa bilanc është e falimentuar “de facto”, por ende “de jure”, drejtor Sinani më shumë në Stamboll dhe Tiranë, kontrolli me celular dhe harbimet që po u kushtojnë shqiptarëve miliona.

Kompania Air Albania duket të jetë shembulli tipik i bizneseve që ngrihen mbi tekat dhe interesat direkte të liderëve dhe oligarkëve përreth tyre se sa mbi rregullat bazë të biznesit dhe ligjin “qiellor” të kërkesës dhe ofertës.

Korrieri mëson se kompania ka katër vite tashmë që nuk dorëzon bilancin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), situatë e cila nga çdo ekonomist me njohje bazike të ligjit do të lexohej si falimenti i një kompanie.

Por, Air Albania vijon të bëjë sikur punon pa shpallur falimentin dhe pa deklaruar bilancin edhe pse burime nga brenda kompanisë bëjnë me dije se tashmë prej shumë muajsh kompania është duke ezauruar edhe kapitalin e aksionerëve që janë shteti shqiptar, biznesmeni shqiptaro-turk Sinan Idrizi dhe shteti turk përmes Kompanisë THY.

Burime bëjnë me dije se kompania është praktikisht e falimentuar, jo rentabël që prej ditës së parë të fluturimit dhe nuk dihet se sa do të vijohet me përdorimin e kapitalit, i cili tashmë është në “frymën” e fundit.

Air Albania mbylli vitin 2018 me 120 milionë lekë humbje, por ato janë të dhëna të vitit të parë të operimit të shkurtër të kompanisë dhe nuk pasqyrojnë në fakt realitetin e gropës së madhe.

Ky është në fakt edhe viti i fundit kur kompania ka dorëzuar bilanc dhe që prej atëhere nuk dihet më se çfarë ndodh me të, ku shkojnë paratë e biletave, sa kushton operimi, sa janë kostot dhe në çfarë periodiciteti bëhet mirëmbajtja e avionëve.

Ylli Manjani, ish-ministër drejtësie dhe njohës i mirë i ligjeve tregonte më herët përmes një statusi në Facebook se një kompani që nuk dorëzon bilanc është e falimentuar. Një vit më parë, QKB pezulloi kompaninë Air Albania pasi nuk kishte deklaruar pronarët përfitues të saj.

Atëhere, ministrja Balluku tha se bilancet do të dorëzoheshin brenda ditës dhe se deklarimi do të bëhej, por u bë një vit dhe kompania nuk ka dorëzuar ende asgjë.

 Flota e mangët dhe fiksimet e drejtor Sinanit 

Fakti që është e falimentuar tashmë konfirmohet edhe nga performanca e dobët e kompanisë Air Albania në drejtim të destinacioneve dhe flotës së avionëve.

Kryeministri Rama deklaroi disa vite më parë se Air Albania do të kryente fluturime Tiranë-New York. Kjo nuk ndodhi kurrë! Madje, me flotën prej tre avionësh që ka Air Albania tani nuk mundet t’i afrohet oqeanit e jo më ta kalojë atë.

Air Albania është ndoshta kompania unike në botë që nuk ka të deklaruar flotën e saj të avionëve, por nga të dhënat e siguruara nga Gazeta Korrieri, rezulton se në flotë është një Airbus A319 dhe dy Airbus A320 të vjetër.

Të vetmit me kapacitet pak më të madh dhe që mund të fluturojnë pak më larg janë “Naimi” dhe “Fishta”, pra avionët “Airbus A320”, por as që mund të mendohet që të kalojë oqeanin.

Për të bërë këtë, Air Albania-s i duhet të paktën një Airbus A330 ose ndonjë Boeing 757 (avionë më të mëdhenj), por kjo mbetet në kuadër të imagjinatës tashmë që kompania cilësohet e falimentuar “de facto”.

Harbimet e drejtorëve dhe skllavërimi i stafit

Deri më tani Air Albania është parë si një kompani për t’u vjelë nga top-managementi, të cilët kanë caktuar paga faraonike për vete duke keqpaguar ndërkohë stafin e shërbimit, të cilët përballen çdo ditë me pakënaqësitë e udhëtarëve. Korrieri posedon një numër dëshmish nga stafi i brendshëm që konfirmojnë se gjendja është bërë e padurueshme me turqit që sillen si “bejlerë” ndaj stafit të keqpaguar shqiptar. Administratori Sinan Dilek, një turk Anadolli i besuar i menaxherëve të THY, njihet në Tiranë për shijet e tij të çuditshme të luksit dhe jo vetëm. Korrieri mëson se më shumë rri në Stamboll se në Tiranë ku edhe ka kompaninë, që duhet të drejtojë duke komanduar me celular. Në profilin e tij në Facebook, Sinan Dilek thotë se ka qenë edhe punonjës dyqani në një prej pazareve të Stambollit, ndërsa nuk e fsheh që është pjestar i rrjeteve islamike në Turqi.

Raqka i Korçës “i qan” projektet vetëm në 3D, pista e skive tjetër premtim i pambajtur

 

Sotiraq Filo është një nga kryebashkiakët më jetëgjatë në krye të Bashkisë Korçë. Por drejtimi i kësaj bashkie prej një dekade duket se nuk i ka mjaftuar për të përmbushur premtimin e tij të hershëm për ndërtimin e një resorti dimëror dhe pistën e skive në Korçë. Edhe në zgjedhjet e fundit lokale, Filo ricikloi të njëjtin premtim. Këtë herë të kuruar përmes imazheve 3D. 

 Një Resort Dimëror fantastik së bashku me Skipistën do i shtohen Korçës si një vlerë e jashtëzakonshme për turizmin dhe sportet dimërore. Ndërtimi i tyre në një nga zonat më të bukura malore të Korçës do të jetë një potencial për turizmin rajonal dimëror dhe do të ndikojë në zhvillimin e zonës dhe rritjen e të ardhurave nga ky sektor’ premtonte në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, Sotiraq Filo, kandidat i Partisë Socialiste, fitues i mandatit të tretë për kreun e bashkisë Korçë. Postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook mban datën 11 maj 2023 dhe premtimi shoqërohet me një galeri fotografish 3D, të cilat tregojnë se si do të duket Resorti Dimëror dhe Pista e Skive.Imazhet e kuruara kanë nxitur dhjetra ndjekës të komentojnë. Disa prej tyre hamendësojnë mbi vendndodhjen e këtij projekti.

Bashkia s’ka para për të përmbushur premtimin

Ndonëse është një nga premtimet më me peshë të Sotiraq Filos gjatë fushatës elektorale, projekti për Resortin Dimëror dhe Pistën e Skive, veç imazhe 3 D nuk ka asnjë detaj tjetër.

Për këtë arsye, ne ju drejtuam me një kërkesë për informacion Bashkisë së Korçës lidhur me premtimin e kryebashkiakut Filo.Bashkia e Korçës pranoi për Faktoje se ende nuk ka gjetur mënyrën e financimit të këtij projekti. Madje nuk ka të përcaktuar as vendndodhjen e Resortit Dimëror bashkë me Pistën e Skive.

“Bashkia Korçë është në biseda me donatorë dhe investitorë potencialë për identifikimin e vendit më të përshtatshëm për zhvillimin e këtij sporti dimëror”,- përgjigjet Bashkia për Faktoje.

 Pse është i rëndësishëm projekti

Zak Topuzi nga Shoqata e Hoteleri-Turizmit thotë se ngritja e një resorti dimëror në zonën e Korçës, bashkë me një pistë skish, do t’i jepte impulsin e munguar turizmit dimëror.

“Një nga mangësitë më të mëdha që ka Shqipëria janë sportet e dimrit. Deri tani çështja e pistave është pjesa kryesore. Pasi po nuk investove në pista, nuk mund të investosh dhe në resorte. Dhe Korça kompletohet pastaj për një turizëm 365 ditë.”,- thotë Topuzi teksa vë në dukje mungesën e turizmit dimëror në Shqipëri.“Turizmi i dimrit është pika më e dobët që ne kemi, krahasuar me rajonin. Pasi 65% të turistëve vijnë në 5-6 muaj, pjesët e tjera të vitit janë bosh. Për shembull, Kosova dhe Mali i Zi kanë investuar për turizmin e dimrit. Mali i Zi tani ka ndërtuar pesë resorte në Kolashin, nga më luksozët në Europë.”