Fier/ Si u qëllua Xhaferraj me armë nga dritarja

331
Sigal

Një atentat ka ndodhur pak pas mesnate në Fier. Rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, është plagosur me armë zjarri në banesën e tezes së tij 50-vjeçari Nihat Xhaferraj.

Mësohet se e gjitha e ka zanafillën te një konflikt i mëparshëm mes tij e fisit të tij, me një fis tjetër në Selenicë të Vlorës.

Megjithatë, këto mbeten për t’u konfirmuar.

Familjarët e të janë shumë të frikësuar dhe të tronditur nga ngjarja.

Xhaferraj kishte marrë urdhër mbrojtjeje pas ngjarjeve dhe vrasjeve që kishin ndodhur në fisin e tij e për këtë arsye strehohej tek shtëpia e tezes së tij.

Gjetja e vendit ku do të strehohej duket se ka qenë e gabuar, sepse pikërisht te të afërmit kanë dyshuar fillimisht atentatorët.

Në kushte të errësirës së plotë, ata janë futur në oborrin e shtëpisë ku ndodhej 50-vjeçari duke përdorur një banesë ngjitur që ishte e pabanuar.

Kanë tentuar ta qëllojnë nga dritarja, por Nihat Xhaferraj ka shpëtuar me vetëm një plagosje në krah.

Ndërkohë, mbetet ende për t’u sqaruar për se me çfarë kanë qëlluar. Me pas ata janë larguar dhe ne Levan kanë djegur automjetin tip ‘Benz’.