Greqia izolon Shqipërinë dhe nga ajri/ Datat kur shqiptarët mund të kalojnë kufirin

297
Sigal

Ambasada e Greqisë në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht këtë të shtunë datat, se deri kur do të jenë në fuqi masat e ndalimit për shqiptarët.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, selia diplomatike sqaroi se hyrja e shqiptarëve do të jetë e ndaluar deri në datën 15 gusht, ndërsa fluturimet ajrore deri në datën 17 gusht. Qeveria greke e ka marrë vendimin në datën 30 korrik.

‘Në bazë të Vendimit me Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48292 (ΦΕΚ Β? 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020.

Është njoftuar gjithashtu pezullimi i fluturimeve ajrore nga Shqipëria drejt Greqisë, duke filluar nga sot deri më datën 17 gusht 2020’, shkruhet në njoftimin më të fundit të ambasadës greke.

Image