Fier/ Mbante thikë me vete, nuk i bindet policisë, arrestohet i riu

514
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar këtë të shtunë një 20-vjeçar, i cili mbante një armë të ftohtë me vete. Sipas saj, i riu mbante armën në një çantë, ndërsa ai nuk iu bind policisë gjatë kohës kur u ndalua për kontroll.

“Mbante armë të ftohtë me vete si edhe nuk i bindet punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F.L, 20 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën që kishte krahë-qafë ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 thikë metalike. Gjithashtu, gjatë kontrollit, shtetasi F.L ka kundërshtuar patrullën e policisë duke mos ju bindur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”,-njofton policia.