Fier, arrestohet i riu për prodhim “Bitcoin-i”, i gjendet edhe drogë

158
Sigal

Një 27-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me lëndë narkotike dhe pajisje për kriptomonedha.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se gjatë kontrolleve atij ju gjet me vete lëndë narkotike e llojit Kanabis, e paketuar dhe gati për shitje, si dhe pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave.

Operacioni u krye nga seksionet për Hetimin e Narkotikëve dhe për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare e DVP Fier, në bashkëpunim me Njësinë “C” të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Njoftimi i Policisë:

Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”.

Operacioni, i zhvilluar nga seksionet për Hetimin e Narkotikëve dhe për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare e DVP Fier, në bashkëpunim me Njësinë “C” të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Qarkullonte me automjet, me lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje dhe mbante në banesë, pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Të arrestuarit iu gjetën edhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale, të cilët u sekuestruan, së bashku me dozat e kanabisit dhe me pajisjet për gjenerimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas shiste lëndë narkotike dhe gjeneronte në mënyrë të kundërligjshme kriptomonedha, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– H. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.