Albert Z. Zholi: Nëna, babai, fëmija, edukimi

758
Roli i nënës në formimin e fëmijës në aspektin shpirtëror e fizik është shumë më i rëndësishëm se sa roli i babait. Shkencërisht dihet se nëna i jep fëmijës një pjesë të saj ende kur është në mitrën e saj, gjatë zhvillimit embrional. Pas lindjes e ushqen me qumështin dhe prapë ia jep një pjesë të jetës së saj. Kontributi i nënës (femrës) në formimin e anës shpirtërore të qenies njerëzore po ashtu është shumë i madh. Nëna është ajo që në shpirtin e fëmijës fut gjithë atë që është e ndershme, e bukur dhe e vlefshme. E nderon shpirtin e fëmijës dhe, përveç dashurisë së ngrohtë ia jep gjithë atë me të cilën ai bëhet njeri dhe me të gjitha karakteristikat e veçanta njerëzore. Zemra e fëmijës është boshe dhe e pastër. Ai ka prirje të natyrshme për të pranuar gjithçka. Fëmija gjatë kësaj periudhës së rritjes është i gatshëm të pranojë çdo lloj edukate dhe gjithçka që i diktohet nga të rriturit. Fëmija lind bashkë me një sërë aftësish, të cilat kanë nevojë të përmirësohen dhe shtohen. Që të na bëhet më i qartë roli dhe nderi i nënës në rritjen e fëmijës , e që në bazë të asaj të dimë ta vlerësojmë familjen, patjetër duhet të shohim jetën e ndërtimit të familjes nga një grua, nënë. Çdo të thotë për fëmijën fjala nënë, çka është për atë familja, ç’është për të termi –nënë-në përgjithësi? A e gëzon aktualisht femra statusin e duhur për të edukuar një fëmijë me të gjitha cilësitë dhe rregullat e një shoqërie demokratike? A e ka ajo lirinë e duhur dhe kushtet e domosdoshme për të edukuar fëmijët në kushtet e një shoqëria kozmopolite dhe të një ekonomie globaliste? Aktualisht në botë vihet re një përzierje e rolit të burrit dhe gruas në shoqëri. Femra është munduar dhe ka luftuar për emancipimin e mëtejshëm. Duket se është bërë e lirë dhe e pavarur. Liria e saj shihet në atë se mund të punojë ç’të dëshirojë, mund të bëjë gjithçka që bën edhe mashkulli. Në pamje të parë duket se nuk ka asnjë punë, fizike ose psikike, të cilën femra nuk mund ta kryejë. Gjithçka që mund ai, mundet edhe ajo; ai qeveris shtetin, edhe ajo qeveris, ai gjykon edhe ajo gjykon, ai në bashkëshortësi ka jetën e vet private, edhe ajo e ka. Deri këtu duket se, mashkulli është femër, e femra është mashkull. E kur është kaq e lirë dhe e pavarur atëherë si është e mundur që të jetë e shfrytëzuar? Ajo përsëri është bërë mjet i kënaqësisë e dëfrimit dhe vetëm kaq! Në përgjithësi, a ka ajo status të qenies, e cila do të respektohet, që është simbol i nderit dhe virtyteve? Meshkujt e shfrytëzojnë, madje në disa edhe raste fitojnë me të, ndërsa ajo ka luftuar kundër kësaj marrëdhënieje shfrytëzuese. Nëpërmjet veprimtarive shfrytëzuese ku femra dhe trupi i saj i zhveshura të femrave, shumë njerëz fitojnë miliona e miliona dollarë. E për vendin e saj si nënë dhe se a i edukon ajo fëmijët e saj apo atë punë e bëjnë të tjerët – shkolla, televizioni apo shërbëtoret e papërgjegjshme a duhet menduar dhe bërë kryetemë diskutimi? Nëna nuk ka kohë për këtë model edukimi. Ajo është e punësuar dhe ka punë më të rëndësishme në dukje, kur në fakt më e rëndësishmja për të duhet të jetë edukimi i fëmijës. Po e vërteta shpesh është se ajo duhet të lërë për orë të tëra këtë edukim, pasi për bukën e gojës duhet në klubin e natës t’i zbavitë meshkujt, të cilët kënaqen me trupin e saj. Edhe ajo edhe burri i saj kthehen prej pune të lodhur dhe të hidhëruar me njëri-tjetrin dhe gjithmonë të nervozuar. Si ndikon kjo situatë në fëmijën e tyre, i cili në atë moment pret buzëqeshje dhe dashuri nga nëna? A është ky emancipim? A mund të quhet kjo liri? Me rastin e ekspozitës botërore për automobilëve në vitin 1995, në Suedi, ku u ekspozuan modelet më të reja të automobilave sferë prodhimi që ka pasur sukses, kanë shfrytëzuar femra plotësisht të zhveshura si reklamë në mënyrë që t’i tërheqin vizituesit sa më shumë. Femra është bërë mjet i mirë i realizimit të interesave të meshkujve apo të reklamave të ekzagjeruara duke lënë deri në harresë atë më kryesoren, edukimin e fëmijës. Gjithçka shikohet nëpërmjet interesit, e po ashtu edhe femra. Për këtë, fjalët e filozofit Paus Holbach zënë vendin e vërtetë në këtë kontekst. Ai ka thënë: “Interesi është motivi i vetëm i sjelljeve njerëzore”. Në kumtesën që ka dhënë OBSH (Organizata Botërore Shëndetësore) më 1992, qëndron e vërteta e frikshme, se në botë për çdo vit bëhen rreth 15 milionë aborte ose mbytje të fëmijëve duke qenë ende në mitrën e nënës. Kjo statistikë flet qartë për abortimet sekrete, të cilat me ligj nuk janë të lejuara. Ekzistojnë shtete në të cilat ato janë të legalizuara, edhe ato sot janë shumë, siç janë shtetet skandinave dhe shumë shtete evropiane. Nëse femrës natyra i dirigjon devotshmërinë dhe shoqëria i kohën e duhur për edukimin e fëmijës, përmes lehtësimit në aspektin e sigurimit ekonomik familjar, atëherë ajo kthehet në detyrën që i ka caktuar natyra dhe zoti, bashkëshorte e mirë, e grua e mirë dhe në këtë rast nuk do të jetë mjet i diskriminimit dhe pabarazisë, por do të jetë faktor themelor stimulues për rritjen e një fëmije të mirë.
Sigal