Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashianë në në ditën e Sulltan Nevruzit. Përmes një postimi në “Facebook’, Kreu i Shtetit i uron popullit shqiptar shëndet dhe mbarësi në familje.
Ja postimi i plotë i Metës
Të dashur miq,
Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!
Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!